AKTIVITETI PËRMBYLLËS I PROJEKTIT KUNDËR LËNDËVE NARKOTIKE NGA TË RINJTË

Uncategorized

 Shkruan: Driada Muji

 

 

Me datë 24 Maj është mbajtur aktiviteti përmbyllës i projektit “Lets play cool without drugs” me qëllimin e avokimit dhe vetëdijesimin e të rinjve kundër lëndëve narkotike. Në këtë ngjarje u diskutua procesi i implementimit të këtij projekti dhe fazat e realizimit të ligjëratave. Të pranishëm ishin përfaqësuesit e organizatës Ipko foundation, DKA me drejtorin z.Nazim Gagica, Policia e Kosovës me togerin z.Ismet Hashani dhe rreshterja znj.Sahadete Sadiku. Të rinjtë nga Gjilani Driada Muji, Rinesë Shala, Lorik Kurteshi dhe Diell Bllaca theksuan se nuk do ndalen në zgjerimin e këtij projekti duke vazhduar tutje edhe me gjenerata të tjera. Mbështetja dhe përkrahja nuk munguan nga Policia e Kosovës dhe as nga Drejtoria Komunale e Arsimit për të vazhduar tutje në edukimin e brezave të rinjë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *