Ftesë për aplikim në garën Sfida e Dizajnit 2020-2021

Uncategorized

THIRRJE PËR APLIKIM
SFIDA E DIZAJNIT 2021

Programi “Përkrahje e adoleshentëve pas mësimit të rregullt” (ASSET) i USAID-it në bashkëpunim me Fondacionin IPKO, ju ftojnë të aplikoni në garën “Sfida e Dizajnit” 2021.
Gara “Sfida e Dizajnit” synon të frymëzojë të rinjtë të cilët kanë ide të reja dhe inovative për të konkurruar në pesë (5) sfidat për vitin 2021. U bëjmë thirrje inovatorëve të rinj nga të gjitha shkollat e mesme të larta të Kosovës të marrin pjesë në këtë aktivitet garues.
Sfidat në të cilat nxënësit mund të marrin pjesë janë në pesë (5) kategori:
1. Krijimi i një videoje për paraqitjen e një koncepti shkencor matematikor teknologjik
2. Krijimi i lojës Pinball
3. Krijimi i një gjeneratori të energjisë elektrike
4. Krijimi i shtëpisë inteligjente
5. Krijimi i pajisjes për ushqimin e kafshëve shtëpiake

 

Si mund të merrni pjesë në garë?
Shkollat që dëshirojnë të aplikojnë duhet të shprehin interesimin për pjesëmarrje deri më 29 janar 2021 në emailin mali.tefiku@ipkofoundation.org, duke cekur sfidën/sfidat në të cilat do të marrin pjesë.
Shkollat që do të marrin pjesë në garë do të monitorohen nga ekipi i organizatorëve deri më 31 mars 2021, kur pritet finalizimi dhe dorëzimi i punimeve. Projektet më të mira nga secila shkollë do të vlerësohen nga panelet përkatëse.

 

Shënim:
• Inkurajohen shkollat pjesëmarrëse të krijojnë një ekip të mësimdhënësve mentorë të cilët do t’i udhëheqin nxënësit në realizimin e sfidave;
• Inkurajohen shkollat të organizojnë garë të brendshme dhe të dorëzojnë për vlerësim në emailin e cekur më lart vetëm sfidat fituese për kategori;
• Në rast të garës së brendshme, shkolla cakton një ekip i cili, në bazë të kritereve të dhëna, përzgjedh punimet më të mira, të cilat pastaj dërgohen për të garuar me shkollat tjera.
Shpërblimet:
Tri vendet e para nga secila sfidë dhe tri shkollat me më së shumti punime në garën e brendshme do të shpërblehen me kupon për blerje të pajisjeve shtesë për punë praktike me nxënës.
Sfidat mund të shkarkohen në: http://asset-ks.org/designchallenge.html.
Mirëpresim aplikimet tuaja!

Për më shumë informacione mund të drejtoheni tek Prof.Pajtim Rashiti.

Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET financohet nga USAID dhe zbatohet
nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *