Mirënjohje për Policinë e Kosovës nga Këshilli i Nxënësve të Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti”

Uncategorized

“Mirënjohje nga këshilli i nxënësve të shkollës së mesme “Xhavit Ahmeti” për Policinë e Kosovës për kontributin dhe ndihmën në mbarëvajtjen e mësimit dhe pengimin e vetive deviante në këtë shkollë, që kanë dhanë pijetarët e PK-së”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Ai tha se Njësia për Komunitet e Stacioni Policor Gjilan  në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policia në Komunitet” ka  marrë pjesë në takimin përmbyllës të aktivitetit të cilin në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan kanë realizuar ligjërata kundër “Dukurive Negative në Shoqëri” siç janë : “Lëndët Narkotike-Drogat”.

“Këtë aktivitet e ka mbështetur me prezencën e tij edhe drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit, në Gjilan, Nazim Gagica ,  drejtori i kësaj shkolle, Bekim Mustafa dhe stafi i mësimdhënësve dhe nxënësve nga kjo shkollë, të cilët e kanë përkrahë dhe lavdëruar pjesëmarrjen dhe ndihmën e Policisë së Kosovës.

“Në shenjë falënderimi për kontributin e vazhdueshëm në edukimin e gjeneratave të reja ,nga kjo shkollë për kontributin e dhanë, rreshter Sadete Sadikut, i është ndarë mirënjohje”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, Policia e  Kosovës, njësitet Policia në Komunitet do të jenë të përkushtuar me  angazhimin e tyre të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e mësimit dhe pengimin e dukurive negative nëpër shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *