“MOS M’SHKEL” DO TË REALIZOJË DY PROJEKTE

Uncategorized

 Shkruan: Drion Shaqiri

Sot ekipi i projektit “Mos m’shkel” i përbërë nga Drion Shaqiri, Viola Kosumi, Leon Latifi dhe Rreze Morina zhvilloi takim me drejtorin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” z. Bekim Mustafa dhe me drejtorin e DKA-Gjilan z. Nazim Gagica e ku e pranishme ishte edhe profesoresha e Kulturës Figurative, Magbule Xhemajli.

Drejtorët u njoftuan hollësisht për projektin “Mos m’shkel” dhe për hapat e mëtutjeshëm të tij. Ekipi mori mbështetje institucionale nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” për realizimin e muralit kundër bullizmit, në kuadër të projektit “Mos m’shkel dhe për realizimin e videomesazheve nga akterët institucionalë. Ata i falënderuan shumë drejtorët z.Gagica dhe z.Mustafa për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të pa rezervë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *