NË GJIMNAZIN E SHKENCAVE NATYRORE “XHAVIT AHMETI” NË GJILAN, U MBAJT TRAJNIMI “EDUKIMI MEDIATIK DHE DIGJITAL PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME”

Uncategorized

 

Në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, u mbajt trajnimi “Edukimi mediatik dhe digjital për nxënës të shkollave të mesme”, i cili u realizua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me ligjërues Dren Gërguri, gazetar dhe profesor në Departamentin e Gazetarisë – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. OSCE edhe më parë ka mbajtur trajnime të këtij lloji, gjatë të cilëve u është ligjëruar mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave fillore, ku kanë marrë pjesë edhe prindërit e tyre. Ky trajnim kishte për qëllim vetëdijesimin e nxënësve në përdorimin e mediave, të kuptuarit dhe vlerësimin kritik të përmbajtjes mediale si dhe stimulimin e një sensi të gazetarit në secilin prej nxënësve pjesëmarrës. “Puna e parë e gazetarit është verifikimi i informatës.” – theksoi gjatë takimit ligjëruesi Dren Gërguri. Secili nga ne para se t’i pranojmë informacionet që na servohen, duhet të hulumtojmë më shumë rreth tyre, derisa të sigurohemi që ato janë të vërteta. Nxënësit u ndanë të kënaqur nga kjo ligjëratë, gjatë së cilës shikuan edhe video sensacionale për të kuptuar më shumë rëndësinë e edukimit mediatik.

Jona Kallaba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *