Shpallje – Klubi i Karrierës për vitin 2020/2021

Uncategorized

– SHPALLJE –

   Klubi i Karrierës

 

  • A jeni person entuziast dhe ambicioz? 😉
  • Nëse përgjigja është po, atëherë aplikoni në Klubin e Karrierës për të gjetur se cilat mundësi ekzistojnë për ju!

Nxënësit e të gjitha klasëve (10,11 dhe 12) inkurajohen të aplikojnë për tu bërë pjesë e klubit të karrierës në Shkollën tonë, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”. Fillimisht, klubi do të antarësojë 12 nxënës, por ky numër do të rritet me kalimin e kohës, mirëpo gjithashtu do të pranojë edhe shumë vullnetarë.

Shumë nga ju mund të ballafaqoheni me dilema rreth zgjedhjes së fakultetit ose profesionit tuaj pas përfundimit të shkollës së mesme. Mirëpo, këto dilema mund të anashkalohen më lehtë nëse ju mësoni se si t’i identifikoni drejt shkathtësitë dhe shprehitë që do të ju duhen në të ardhmen për profesionin e synuar si dhe të informoheni rreth mundësive që ekzistojnë për të ushtruar atë profesion.

  • Cilat janë përfitimet e klubit të karrierës?

Klubi i karrierës ka për qëllim të organizojë aktivitete orientimi, këshillimi dhe të vizitave në institucione dhe biznese si dhe të menaxhojë praktikat e nxënësve të shkollës. Klubi ka burime fizike dhe elektronike ku nxënësit mund të kenë qasje për të mësuar më shumë për karrierën e tyre.

Angazhimi në klub jo vetëm përkrah zhvillimin e shumë shkathtësive të buta siç janë puna ekipore, komunikimi, zgjedhja e problemeve, ndërgjegshmëria por edhe llogaritet si praktikë që keni bërë gjatë shkollimit tuaj të mesëm.

Klubi përkrahet nga Programi ASSET (Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt) i USAID-it dhe anëtarët e klubit do të kenë mundësi të dizajnojnë programin e klubit të përkrahur nga ekspertë të fushës dhe të trajnohen për të organizuar aktivitetet e klubit.

Për të aplikuar duhet ti dërgoni dokumentet për aplikim si: CV, Letër motivuese, Letër Referencimi, Trajnime, Kurse etj… në këtë e-mail: pajtimrashiti@gmail.com apo drejtohuni tek Mentori i Klubit të Karrierës Prof. Pajtim Rashiti.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri më: 25.09.2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *