Bekim Mustafa, rizgjidhet drejtor në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”

Uncategorized

Bekim Mustafa është rizgjedhur drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”. Në konkursin e shpallur nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan, Mustafa, që kishte qenë drejtor edhe në mandatin e kaluar katërvjeçar, sërish kishte aplikuar për këtë post dhe në mesin e kandidatëve të tjerë, ai sërish është zgjedhur drejtor për katër vitet e ardhshme.

Mësimdhënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, në mbledhjen e mbajtur në prag të vitit të ri shkollor I kanë dëshiruar atij suksese në punë, sikurse që janë angazhuar që në vitin e ri shkollor të arrihen suksese edhe më të mëdha se sa në të kaluarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *