Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar shpall të hapur konkursin për programin: Kennedy-Lugar për këmbimin dhe edukimin e të rinjve (YES)

Uncategorized

Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar shpall të hapur konkursin për programin: Kennedy-Lugar për këmbimin dhe edukimin e të rinjve (YES)

Rreth programit:
Programin  e këmbimit të të rinjve dhe i studimit Kennedy-Lugar (YES) është një program pa pagesë për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë, për të vijuar një vit shkollor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi financohet plotësisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrohet nga Zyra e Çështjeve të Arsimit dhe të Kulturës (ECA) e Departamentit Amerikan të Shtetit. Programi u siguron nxënësve të shkollave të mesme të përzgjedhur përmes konkursit një bursë që të jetojnë për një vit shkollor në SHBA me një familje mikpritëse vullnetare, dhe të studiojnë në një shkollë të mesme në SHBA, për të nxitur të kuptuarit mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe popujve të tjerë në botë.

Kushtet për aplikim:
– Për të aplikuar nxënësit duhet të plotësojnë këto kushte:
– Të jeni të lindur mes periudhës 1 janar 2004 dhe 15 korrik 2006.
– Të jeni nxënës të klasës së 10-të ose 11-të të shkollës së mesme.
– Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mire
– Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.
– Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane.
– Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare.

Nxënësit me aftësi të kufizuara duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2020 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit të vitit 2003 dhe 15 korrikut të vitit 2006.

Procesi i aplikimit:
Për të aplikuar për vitin akademik 2021-2022, nxënësit duhet të vizitojnë ueb faqen: https://ais.americancouncils.org/cgi-bin/WebObjects/AIR.woa/wa/login?brand=yes
dhe të plotësojnë një aplikacion të thejshtë të përbërë prej disa pyetjeve biografike dhe 3 eseve të shkurta.

Me të dorëzuar aplikacionin nxënësit do të kalojnë në fazën e dytë e cila përbëhet nga një test online i gjuhës angleze. Një komitet përzgjedhës në Washington D.C do të vlerësojë aplikimet në internet dhe do të zgjedhë gjysmëfinalistët në nëntor. Gjysmëfinalistët do t’i nënshtrohen një aplikimi më të gjatë, një testi të aftësisë së gjuhës angleze, ese-ve si dhe do të intervistohen personalisht nga stafi i Këshillit Amerikan. Nxënësit mund të aplikojnë vetëm një herë në internet dhe mund të marrin pjesë vetëm në një intervistë. Ndonëse afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2020, nxënësit kanë 10 ditë kohë që ta dorëzojnë aplikacionin online nga dita e nisjes së tij.

Për më shumë informata na kontaktoni në: yes.ks@americancouncils.org apo na vizitoni në Facebook: YES Kosova dhe YES Alumni Kosova

Ju urojmë shumë suksese, me rrespekt Prof.Pajtim Rashiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *