Ky është orari në Gjimnaz sipas turneve

Uncategorized

 

Edhe në vitin Shkollor 2019/2020, mësimi në Gjimnazin Natyror do të zhvillohet në dy turne, para dhe pas dite. Një njoftim i tillë është prezantuar në Mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve, ku është bërë me dije se nxënësit e klasave të dymbëdhjeta (maturantët) dhe ata të klasave të njëmbëdhjeta (paralelet 1, 2, 3, 4 dhe 5) do të mësojnë në turnin e paradites, ku mësimi do të nis në ora 7 e 30 minuta.

Në turnin e pasdites do të mësojnë klasat e njëmbëdhjeta (paralelet 6, 7, 8, 9 dhe 10). Gjithashtu në turnin e dytë do të mësojnë edhe klasat e dhjeta si dhe nxënësit me mësim në gjuhën turke.

Meqenëse ende nuk është përfunduar shkolla e re, në ndërtesën e Gjimnazit edhe sivjet do të mësojnë disa paralele të Shkollës së Mesme të Muzikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *