SHPALLJE – Klubi i Teknikëve

Uncategorized

SHPALLJE

Klubi i Teknikëve

· A jeni person entuziast dhe ambicioz?

· Nëse përgjigja është po, atëherë aplikoni në Klubin e Teknikëve për të gjetur se cilat mundësi ekzistojnë për ju!

Nxënësit e të gjitha klasëve (10- të, 11- të dhe 12- të) inkurajohen të aplikojnë për tu bërë pjesë e Klubit të Teknikëve në Shkollën tonë, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”. Fillimisht, klubi do të anëtarësojë 12 nxënës, por ky numër do të rritet me kalimin e kohës.

Shumë nga ju mund të ballafaqoheni me dilema rreth zgjedhjes së fakultetit ose profesionit tuaj pas përfundimit të shkollës së mesme. Mirëpo, këto dilema mund të anashkalohen më lehtë nëse ju mësoni se si t’ i identifikoni drejt shkathtësitë dhe shprehitë që do të ju duhen në të ardhmen për profesionin e synuar.

Anëtarët e Klubit të Teknikëve kanë për qëllim të:

· përkrahin mësimdhënësit/et dhe nxënësit/et në shfrytëzimin e pajisjeve të teknologjisë informative

· mirëmbajnë laboratorin e teknologjisë informative si nga ana harduerike ashtu edhe nga ana softuerike

· përdorin pajisjet në hapësirën krijuese

Angazhimi në klub jo vetëm përkrah zhvillimin e shumë shkathtësive të buta siç janë puna ekipore, komunikimi, zgjedhja e problemeve, ndërgjegjshmëria por edhe llogaritet si praktikë që keni bërë gjatë shkollimit tuaj të mesëm.

Klubi përkrahet nga Programi ASSET (Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt) i USAID-it dhe anëtarët e klubit do të kenë mundësi të dizajnojnë programin e klubit të përkrahur nga ekspertë të fushës dhe të trajnohen për të organizuar aktivitetet e klubit.

Për të aplikuar duhet t’ i dërgoni dokumentet për aplikim si: CV, Letër motivuese, Letër Referencimi, Trajnime, Kurse etj… në këtë e-mail: klubiteknikevegjilan@gmail.com

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri më: 13.10.2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *