Sukses i lakmueshëm i nxënësve në vitin shkollor 2018/2019

Uncategorized

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan kanë treguar një sukses të lakmueshëm në vitin shkollor 2018/2019.

Këtë e dëshmon edhe raporti i prezantuar nga zëvendësdrejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, dr. sc. Agim Asllani.

Sipas Asllanit, në bazë të raporteve të ofruara del se nota mesatare te klasat e dhjeta ishte 4.34, kurse klasa më e mirë ishte e X/2 me kujdestaren Dinore Kastrati, klasë kjo që kishte notën mesatare 4.58.

Te klasat e njëmbëdhjeta nota mesatare ishte 4.42, kurse klasa më e sukseshme ishte e XI-2, me kujdestare Bukurije Maksuti, klasë kjo që pati notën mesatare 4.76.

Edhe maturantët kanë dëshmuar se kanë punuar mirë, gjë që u dëshmua edhe në testin e maturës dhe pas regjistrimeve nëpër fakultete. Klasat e dymbëdhjeta patën notën mesatare 4.22, kurse më e suksesshmja është vlerësuar paralelja XII-3 me kujdestar Sami Selishtën, e cila pati një notë mesatare 4.68.

Në nivel shkolle, nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” për vitin shkollor patën notën mesatare 4.36.

Doli se për të ruajtur këtë sukses, apo edhe për t’a rritur edhe më tej, duhet punë në vazhdimësi si nga nxënësit, ashtu edhe nga mësimdhënësit, zvogëlim i numrit të mungesave dhe të orëve të humbura, sikurse edhe zbatimi i bartjes së uniformës me rregull, rritjes së disiplinës dhe përkushtimit në mësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *