Trajnimin nga KCDF për video produksion për nxënësit tanë

Uncategorized
Fondacioni Kosovar për Zhvillim të Karrierës (KCDF).
Së bashku me Programin “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET ka organizuar trajnimin për video produksion për nxënësit e shkollave partnere të Programit ASSET.
Ky trajnim do t’i ndihmojë nxënësit t’i përmirësojnë shkathtësitë e tyre në incizim dhe montim të videove dhe në zhvillim të shkathtësive të buta. Përgjatë angazhimit të tyre në këtë projekt, nxënësit do të njihen me profesionistë të industrive të ndryshme, me të cilët do t’i realizojnë dhe montojnë videot.
Videot e realizuara gjatë këtij trajnimi do të publikohen në platformën Busulla.COM.
Ju ftojmë të aplikojni për të qenë pjesë e trajnimit përmes këtij link-u: https://forms.gle/BC5XgvM6ZEKduwan8
Numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe që aplikacioni duhet plotësuar deri me datën 10 dhjetor 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *